Tech

Mbështjellëset e OnePlus 7 dhe 7 Pro konfirmojnë dizajnin

OnePlus 7 dhe 7 Pro do të zbulohen më 14 maj dhe vetëm dy ditë para lansimit, mbështjellëset zyrtare të dy këtyre smartfonëve të rinj konfirmojnë disa aspekte të dizajnit të tyre.

Mbështjellëset e këtyre smartfonëve ri-konfirmojnë se OnePlus 7 Pro do të vijë me tri kamera në pjesën e pasme ndërsa versioni standard me dy kamera – te të dytë kamerat janë të vendosura vertikalisht, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Po ashtu, të dy smartfonët do t’i kenë butonët “Power” në anën e djathtë ndërsa ato për uljen/ngritjen e zërit në anën e majtë.

Në përgjithësi, OnePLus 7 duket shumë i ngjashëm me dizajnin e OnePlus 6T aktual.

{gallery}

Mbështjellëset e OnePlus 7 do të jenë në dispozicion me ngjyrë “Sandstone” (“Guri i Rërës”), “Nylon” (“Najloni”) dhe të kuqe “Silicon”, ndërsa versioni Pro do të arrijë me ngjyrë gri “Carbon”, të zezë “Carbon” dhe “Sandstone”.

Shumica e detajeve për këto dy smartfonët e rinj tashmë janë zbuluar, dhe tani mbetet të shihet se çfarë informacione do të rrjedhin për këtë dyshen e avancuar të OnePlusit për 2019-ën derisa të lansohen zyrtarisht më 14 maj.