Analisti i njohur i Apple, Ming-Chi Kuo, e ka publikuar edhe një raport të bazuar në informacionin e zinxhirit të furnizimit të Apple. Sipas informacionit, Apple do të kalojë në një teknologji të re dhe të modifikuar të antenave Pi, e cila është dukshëm më e ndryshme nga ajo që aktualisht përdoret nga kompania.
iPhonei aktual i përdor antenat LCP (liquid crystal polymer), të cilat i kanë disa kufizime të caktuara. Problemet me prodhimin e antenave LCP krijojnë probleme në transmetimin mobil të frekuencave të larta, ndërsa modelet e modifikuara Pi do ta përmirësonin performancën dhe do t’i ulnin kostot e prodhimit. Megjithatë, kur bëhet fjalë për vetë lidhjet 4G LTE, përdoruesit nuk do të vërejnë dallime të mëdha, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, pavarësisht nga këto përmirësime, Kuo beson se kostot e prodhimit do të rriten me 10 deri në 20 për qind në vit, dhe kjo është arsyeja për përmirësimin e rrjetit ultra brezgjerë. Kjo gjithashtu do të ketë ndikim të ndjeshëm në navigimin në hapësira të mbyllura për pajisjet e reja të iPhone.
Kjo nuk është hera e parë që Ming-Chi Kuo jep informata të këtilla, por këtë herë këto informata mbështeten nga informacionet që vijnë nga zinxhiri furnizues i Apple.
-
iPhone i ri, Apple i përkulet rregullave të BE-së për karikues
-
Apple po planifikon ta lansojë një iPhone të ri të quajtur “Ultra”
-
Linja e iPhoneit për 2022-n përfshin dy modele me çmim më të ulët
-
Apple po përdor pjesë më të lira të baterisë për të mbuluar çmimin e 5G
-
Ming-Chi Kuo: Apple do t’i shesë 80-85 milionë iPhone me 5G