Tech

Pesë milionë smartfonë 5G pritet të shiten këtë vit

Pesë milionë smartfonë 5G pritet të shiten këtë vit

Shitjet e smartfonëve të parë me rrjetin e ri 5G do të arrijnë në pesë milionë njësi në një shkallë globale në 2019, një shifër e barabartë me më pak se 1% të shitjeve të përgjithshme, sipas “Strategy Analytics”.

“Samsungu do të jetë lider i parë i tregut të smartfonëve 5G në gjysmën e parë të vitit, falë fillimit të shitjeve në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara”, shpjegon analisti Ville Petteri-Ukonaho.