Tech

Kujdes, në internet nuk ka më hapësira të mbrojtura

Urrejtja që shfaqet në mediat sociale mund të kalojë shpejt në dhunë në realitet. Viktima më e re - një 14 vjeçare në Indonezi. Në luftën kundër ngacmimeve në internet, ekspertët këshillojnë masa të hershme parandalimi.

Edhe fëmijët mund të jenë mizorë. Këtë e di kush është ngacmuar e tallur në shkollë, ose kush ka fëmijë që e kanë kaluar një përvojë të tillë. Aktualisht një rast në Indonezi e ka tronditur vendin. Një 14 vjeçare, sipas informacioneve të mediave lokale, është rrahur kaq keq nga 12 nxënëse të tjera më të mëdha në moshë sa u dërgua në spital. Shkas për këtë janë bërë komentet, që viktima ka postuar në Facebook.