Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebook kufizon videot live?

Rrjeti social Facebook ka premtuar të marrë në konsideratë kufizimin e transmetimit direkt, dy javë pasi ky funksion u përdorë gjatë një sulmi terrorist në Zelandën e Re.

Drejtoresha e Operacioneve të kompanisë, Cheril Sandberg, tha se pajtohet me thirrjet që "duhet të bëhet shumë më tepër" për të parandaluar lëshime të tilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo tha se ky rrjet social do të ashpërsojë  mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Zelanda e Re do të shqyrtojë ligje kombëtare "të papërshtatshme" për gjuhën e urrejtjes.

Ministri i Drejtësisë Andrew Little tha se ligjet aktuale nuk rregullojnë "urrejtjen dhe të keqen që shohim në internet".

Ndryshe, në një sulm terrorist kohë më parë në xhamitë Al Nur dhe Linwood, në Christchurch, Zelandë e Re, u vranë 50 vetë.