Tech

Zuckerberg: Qeveritë të bëjnë më shumë për kontrollin e internetit

Zuckerberg: Qeveritë të bëjnë më shumë për kontrollin e internetit
 

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka pranuar se mediet sociale duhet të përmirësojnë akoma më shumë punën për kontrollin e postimeve nga ana e përdoruesve. Reagimi i Zuckerberg lidhet edhe me transmetimin online në Facebook të sulmit terrorist që ndodhi në dy xhami në Zelandë të Re, pamje të cilat morën miliona shikime para se të fshiheshin nga rrjeti social.

Themeluesi i Facebook thotë se qeveritë e shteteve të ndryshme duhet të luajnë një rol më aktiv për kontrollin e internetit dhe përmbajtjes së saj. Në një artikull të Zuckerberg të botuar në “Washington Post”, ai thotë se e gjithë barra nuk duhet të bjerë mbi mediet sociale, por të kontribuojnë disa rregullatorë për të kontrolluar materialet që qarkullojnë në internet.