Tech

Kërkesat sistemore për “Detroit: Become Human” rekomandojnë GPU-në GTX 1080

Janë shfaqur kërkesat sistemore për versionet e lansuara së fundmi të versionit PC të lojëve Detroit: Become Human, Beyond: Two Souls dhe Heavy Rain, dhe të gjitha ato e rekomandojnë kartelën grafike GTX 1080 ose ekuivalentin e saj, përcjell PCGamer.

Kërkesat për lojërat e Quantic Dream janë të radhitura në faqen adekuate të Epic Game Store, ndërsa specifikimet e rekomanduara përfshijnë procesor i7-2700K ose ekuivalent, GTX 1080 ose GPU ekuivalent dhe 12GB RAM. Këto janë kërkesa goxha të larta, sidomos nëse e dimë që Heavy Rain tani është e vjetër nëntë vjet, shkruan KOHA Ditore.

Kërkesat minimale për lojëra gjithashtu përputhen dhe përfshijnë i5-2400 @ 3.4GHz ose procesor ekuivalent, GPU GTX 660 ose ekuivalent dhe 4GB RAM. Kjo e krijon një hendek të madh midis specifikimeve minimale dhe atyre të rekomanduara, gjë që tregon se kërkesat e rekomanduara mund të jenë për lojë në rezolucion 4K.

Faqja Epic Games Store për Detroit: Become Human gjithashtu zbulon se loja do ta mbështesë API-n Vulkan.

Të tre titujt janë ekskluzive për Epic Games Store dhe ende nuk kanë datë të lansimit.