Tech

Smartfonët që lëshojnë më shumë/më pak rrezatim

Descriptive Text

Konsumatorët, në përgjithësi, janë të shqetësuar nga mundësia që rrezatimi i smartfonëve përbën një rrezik për shëndetin e njeriut.

Një raport i publikuar nga Zyra Federale për Mbrojtje nga Rrezatimi (Bundesamt für Strahlenschutz) zbulon sasinë e rrezatimit të emetuar nga disa modele më të reja dhe më të vjetra të smartfonëve, transmeton Koha.net.

Të dhënat janë publikuar në njësinë matëse Watt për kilogram, shkruan phonearena.

Smartfonët që emetojnë nivelin më të lartë të rrezatimit, sipas të dhënave të këtij raporti, është Xiaomi Mi A1, i cili lëshon 1.75 Watt të rrezatimit për kilogram. I dyti është OnePlus 5T me 1.68 Watt/kg.


Lexoni edhe: 

Smartfonët më të mirë për selfie në 2019


Ndërsa, smartfonët që emetojnë nivelin më të ulët të rrezatimit janë Samsung Galaxy Note 8 dhe ZTE Axon Elite, ku të dy lëshojnë 0.17 Watt/kg. Pas këtyre dy modeleve, radhiten LG G7 ThinQ dhe Samsung Galaxy A8 me 0.24 Watt/kg, përcjell Koha.net. Duke për folur për Samsungun, gjysma e telefonave në këtë listë janë të prodhuar nga kompania, duke përfshirë telefonat si Galaxy S8+ (0.26 Watt/kg), Galaxy S9+ (0.29 Watt/kg) dhe Samsung Galaxy S8 (0.32 Watt/kg).

Në këtë fotografi mund të shihni listën e smartfonëve që lëshojnë më shumë rrezatim.

Image

Ndërsa në këtë fotografi tjetër, mund të shikoni listën e smartfonëve që lëshojnë më pak rrezatim.

Image