Është zbuluar edhe një tjetër model nga seria LG UltraGear e monitorëve për gaming (video-lojëra) dhe mban etiketën 27GL850G.
Monitori i ri, i cili është 27-inç, është i dedikuar për ata të cilët i konsiderojnë shumë të mëdha modelet 49 dhe 38-inç, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkrani i monitorit i tipit Nano IPS me rezolucion WQHD (2,560 x 1,440 pikselë). Po ashtu, monitori i ri përkrahë kartelën grafikën NVIDIA G-SYNC prej 30-160HZ, shkruan techpowerup.

Gjithashtu, LG UltraGear 27GL850G ka kontrastin statik klasik prej 1000:1 dhe pamjet nga këndi prej 178 shkallë horizontalisht dhe vertikalisht.
27GL850G, po ashtu, vjen me një port DP, një HDMI, 2 porte për USB 3.0 si dhe portin 3.5mm për kufjet.