Gjatë E3 2019, kompania LG ka prezantoi monitorët e parë në botë për gaming IPS 1ms.
Bëhet fjalë për serinë e ekraneve UltraGear, e cila ofron cilësi të jashtëzakonshme të fotografisë në panelet e tyre Nano IPS, me reagueshmëri ultra të shpejtë dhe shpejtësi të rifreskimit prej 144Hz, raporton Overclock3D.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPanelet e reja të LG 1ms IPS vijnë në dy variante: modeli 38-inçësh 3840 x 1600p 38GL950G dhe modeli 27-inçësh 2560 x 1440p 27GL850. Modeli prej 38 inçësh ka ekran G-Sync, ndërsa modeli 27-inçësh G-Sync Compatible (Adaptive-Sync). Modeli 38 inçësh gjithashtu e mbështet teknologjinë LG Sphere Lighting 2.0, shkruan KOHA Ditore.

Të dy monitorët i mbështesin ngjyrat 10-bitëshe dhe ofrojnë mbulueshmëri prej 98% për spektrin e ngjyrave DCI-P3, si dhe 135% për sRGB. UltraGear prej 27 inçësh do ta mbështesë HDR10 dhe normën e rifreskimit prej 144HZ, ndërsa modeli 38 inçësh do t’i mbështesë specifikimet DisplayHDR 400 dhe rifreskimin prej 144Hz, të cilat mund të overclockohen deri në 175Hz.
Të dy monitorët e rinj Nano IPS 1ms nga kompania LG në Evropë do të jenë në dispozicion nga tremujori i tretë.