Gjatë CES Nvidia ka prezantuar ekranet e reja G-Sync esports - monitorët që do ta kenë një normë të rifreskimit prej 360Hz. Edhe pse për dikë kjo mund të duket si e tepërt, ekziston një arsye se pse këta monitorë do të dedikohen për segmentin e tregut esports, raporton Neowin.
Dallimi, i cili është më pak se një sekondë, mund të nënkuptojë që do të mbijetoni ose fitoni në lojë. Madje disa lojtarë të esports theksuan se nuk do të ishte e mundur të vihet re dallimi midis 240Hz dhe 360Hz, por ishin të befasuar kur kaluan midis dy modaliteteve të rifreskimit.
I pari nga këto ekrane esports është krijuar nga Asus dhe bëhet fjalë për ROG Swift 360, shkruan KOHA Ditore. Monitori ka ekran 24.5-inçësh me rezolucion 1080p. Nvidia thekson se frame në lojëra shfaqen çdo 2.8 milisekonda, që është gjashtë herë më shpejt sesa ekranet standarde për gaming ose televizorët.
Ekranet G-Sync esports ofrojnë “ghosting” minimal, me urëzim të përshtatur dinamik, ndërsa Nvidia pohon se e përdor procesorin e avancuar G-Sync. Me një rifreskim prej 360Hz, kompania thotë se do të ndihen përmirësime deri në 37% në krahasim me 240Hz, gjë që do të reflektohet dukshëm në gameplay.
Nvidia nuk e ka bërë të ditur datën e fillimit të shitjes, dhe as çmimin për monitorin Asus ROG Swift 360.