Kur VESA e publikoi standardin e vet Adaptive-Sync, Nvidia ishte padyshim e gatshme të kyçej menjëherë me ofertën e monitorit me këtë mbështetje. Kompania e ka ofruar tashmë G-Sync-in e vet, një VRR (rifreskim me normë variabile) konkurrues, që kërkon që prodhuesit t’i ndjekin standardet specifike të Nvidias, raporton Overclock3D.
Jo të gjithë monitorët krijohen të barabartë sa i përket normës variabile të rifreskimit. Ekziston një numër i madh i monitorëve të cilësisë së ulët FreeSync/Adaptive-Sync, gjë që e shtyu Nvidian të fillojë vetëm kohët e fundit ta mbështesë këtë standard, shkruan KOHA Ditore. Me këtë mbështetje vjen edhe procesi i certifikimit "G-Sync Compatible", të cilin Nvidia e përdor për t’i paraqitur monitorët më cilësorë Adaptive Sync në treg, duke i zbuluar modelet më të mira në dispozicion FreeSync/Adaptive Sync.
Me lansimin e kartelës grafike Nvidia RTX 2080 Super, kompania i ka lansuar edhe drajverët Geforce 431.60. Me këta drajverë vjen edhe përkrahja automatike për tre monitorët e rinj kompatibilë G-Sync. Këta monitorë e përfshijnë HP 24x, AOC AG272FCX6 dhe AOC AG272FG3R.
Tani për tani nuk është e mundur të konfirmohet saktësisht se sa monitorë janë në dispozicion me mbështetjen G-Sync Compatible, sepse lista e këtyre pajisjeve nuk është e disponueshme jashtë SHBA-së, por ky numër pritet të jetë midis 25 dhe 30 displejeve.
Të gjithë monitorët Adaptive-Sync mund të bëhen që të punojnë me drajverët e Nvidia, por ekranet që nuk janë të certifikuar nuk u garantojnë përvojë të mirë vizuale lojtarëve.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
GIGABYTE Gaming Monitor 200Hz vetëm 84 € me kodin welcome25!•
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu