Tech

Facebook është duke testuar kriptovalutën e tij

Kriptovalutat apo valutat virtuale parashikohet se do të jenë e ardhmja e parave. Rrjeti më i njohur social në botë, Facebook, aktualisht është duke testuar për të krijuar valutën e tij virtuale, të cilën përdoruesit mund ta dërgojnë përmes WhatsAppit.

Facebook është në procesin e krijimit të një valute të qëndrueshme që do t’i lejojë përdoruesit të transferojnë para në shërbimin e mesazheve - WhatsApp. Një valutë e qëndrueshme është një valutë digjitale e lidhur me dollarin amerikan dhe shpesh favorizohet për faktin se është më pak i qëndrueshëm se kriptovalutat e tjera, siç është bitcoin.

Facebook bën me dije se kriptovaluta do të përdoret fillimisht në Indi pasi në këtë shtet ekziston një treg i madh i rezistencave, ku përdorues ndërkombëtar u dërgojnë para familjarëve të tyre në shtetet ku ata jetojnë.

Megjithatë duhet pritur që ky projekt të bëhet realitet, pasi kompanisë ende është duke kërkuar një strategji për publikimin e valutave të tilla. Vendimi i Facebookut për të krijuar valutën e tij virtuale erdhi pasi ky rrjet social ka ndaluar të gjitha reklamat e kritpovalutave në faqet e tij.

Por, si funksionon një monedhë virtuale?

Njerëzit tani blejnë mallra, paguajnë për shërbimet, apo transferojnë para kudo në botë, duke i anashkaluar të gjitha bankat, kartat e kredit dhe shërbime të tjera financiare, madje edhe qeveritë. Gjithnjë e më shumë qytetarët e botës po përdorin paranë virtuale, siç është edhe bitcoini./shekulli