Si shumëçka tjetër edhe kriptovalutat janë krijuar për ta zgjidhur një problem.
Në vitin 2008, kur globi gjendej në një krizë financiare, ato u zbuluan në mënyrë që njerëzit t’i kontrollonin vetë paratë e tyre, pa pasur nevojë për kompani të tjera ndërmjetësuese.
Kështu, me kalimin e kohës edhe qëllimi më të cilin valutat digjitale u krijuan filloi të marrë kahe tjera.
Tashmë qëllim i tyre u bë edhe gjenerimi i të hyrave me anë të këmbimit me para.
Disa vjet më vonë edhe në vendin tonë filloi të bëhet e njohur fjala kriptovalutë dhe “Bitcoin”, si kriptovaluta e parë e krijuar.
Kjo e zgjoi vëmendjen e shumë individëve, ndër ta edhe Ermal Sadiku, inxhinier me profesion, i cili e filloi hulumtimin për këtë gjë të re 6 vjet më parë.
“Pas shumë e shumë vjetëve kriptovalutat e kanë mundësuar që të largohet centralizimi i dhënies së vendimeve me anë të teknologjisë. Gjërat digjitale mund të kopjohen e kriptovalutat e kanë mundësuar që gjërat digjitale të mund të dërgohen edhe të transferohen pa pasur nevojë të kontrollohen nga një ndërmjetësues.”
Shtija dhe blerja e valutave nuk është diçka e re, tregon Sadiku, por teknologjia prapa shitblerjes së atyre digjitale është.
“Kriptovalutat ku janë krijuar, nuk janë krijuar për të bërë para. Ato janë krijuar për ta zgjidhur një problem të caktuar. ‘Bitcoin’ është krijuar për të ruajtur vlerë dhe për të transferuar vlerë, ‘Etherum’ është krijuar për diçka tjetër.”
E tash përdorimi, krijimi e këmbimi tyre është më i shprehur se më parë.
Edhe në vendin tonë është bërë temë aktuale e qytetarët japin mendimin e tyre rreth saj.
E, Sadiku tregon se ky trend nuk përfundon me kriptovalutat.
Tokenet e pakëmbyeshme të quajtura NFT e bartin konceptin e njëjtë vetëm se vijnë në formën e artit digjital.
Krijimi i valutave digjitale me të madhe ka bërë që edhe Qeveria të marrë masa duke marrë parasysh krizën energjetike, meqenëse mihja e tyre shpenzon shumë energji elektrike.