Thuraya X5-Touch, telefoni i parë satelitor në botë me Android

Thuraya X5-Touch, telefoni i parë satelitor në botë me Android

20 November 2018 13:33

Thuraya ka lansuar smartfonin e parë të saj me Android, X5-ouch.

Ashtu sikurse çdo produkt i kësaj kompanie edhe ky smartfon është satelitor, transmeton koha.net.

Thuraya X5-Touch ka ekranin 5.2 inç me rezolucion 1080p, çip Snapdragon 625, 2GB RAM, 16GB hapësirë në memorie, e kamerë të pasme 8MP e nga para 2MP, bateri 3,800mAh, ndërsa si sistem operativ ka Android 7.1 Nougat.

Ky smartfon peshon 262g e i reziston ujit e ndotjes e po ashtu është i certifikuar për qëndrim në kushte ekstreme.

X5-Touch ka navigacion që mbështetet në GPS, HeiDou e Glonass, e NFC.

Për qëllime satelitore, atij i është shtuar një antenë, ndërsa ka dy porte për SIM kartela që rrinë të dyja njëherësh në funksion, njëra për rrjete si 2G/3G/4G e tjetra për thirrje satelitore.

Thuraya X5-Touch do të dalë në shitje në 160 vende të botës gjatë muajit dhjetor ndërsa do të kushtojë rreth 1 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme