Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë

Përmes një postimi në uebfaqen zyrtare në Twitter, platforma për email-a e Googlet ka bërë të ditur se tani ka 1.5 miliard përdorues aktivë.

Kjo nënkupton se Gmail ka shënuar rritje për 33 për qind që kur kishte raportuar në muajin shkurt të vitit 2016 se ka 1 miliard përdorues aktivë, transmeton Koha.net. Popullsia në botë është rreth 7.53 miliardë dhe nga kjo del se çdo i pesti person ka llogari në Gmail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gmail ka filluar në prill të vitit 2004 fillimisht në version Beta (e cila ka përfunduar në korrik të 2009-ës). Versioni Java ishte në dispozicion për telefonat celularë në vitin 2006. Në vitin 2012, Gmail kishte 425 milionë përdorues aktivë, ndërsa 900 milionë në vitin 2015. 75 për qind prej këtyre përdoruesve e kanë përdorë Gmailin në telefonat e tyre celularë.