Gjiganti i teknologjisë, Google, ka njoftuar se do t'i fshijë mijëra llogari të përdoruesve së postës elektronike, Gmail, raportoi Yahoo.
Zëvendëspresidentja e menaxhimit së produkteve të Google, Ruth Kricheli, ka njoftuar se llogaritë që s'kanë qenë aktive për dy apo më shumë vjet do të mbyllen.
“Duke nisur nga fundi i këtij viti, nëse një llogari që s'është përdorur apo s'është identifikuar për të paktën 2 vjet, ne mund ta fshijmë atë dhe përmbajtjen e saj”, ka deklaruar ajo, duke përfshirë përmbajtjet e Google Docs, Drive, Meet, Calendar dhe Google Photos.
Ky veprim do të bëhet pasi sipas kompanisë, po synohet shtimi i sigurisë ndërmjet përdoruesve.
Artikuj të ngjashëm
-
Google po fshin llogaritë joaktive, çfarë do të thotë kjo?
-
“Gmail po mbyllet”, Google detyrohet të reagojë publikisht
-
Pas 20 vjetësh, Gmaili më në fund sjell funksionin që të gjithë e prisnin
-
Përdoruesit e Gmailit paralajmërohen për mashtrim “shumë të sofistikuar”
-
Kërcënimi i sigurisë vë në rrezik 1.8 miliardë përdoruesit e Gmailit