TE LINDA

Pite me perime të gjelbra

Përbërësit: 
7 petë për pite 
Qumësht Gjalpë

Përbërësit për mbushje: 
2 purinj 
4 tufa qepë të reja 
1 tufë majdanoz 
1 tufë kopër ose një lugë supe kopër e thatë
400gr spinaq 
4 lugë supe kos 
4 vezë 200gr djathë 
2 lugë gjalpë

Përgatitja
Në vaj ulliri skuqim purinjtë e grimcuar derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin, qepët e reja dhe përbërësit e tjerë. 
Marrim petën dhe lyejmë me gjalpë dhe një lugë qumësht. 
Vendosim petët një nga një, duke e lyer secilën me gjalpë dhe qumësht. 
Sipër ua hedhim masën nga mbushja. 
Pitja në fund piqet në temperaturë 180 gradë Celsius, për rreth 20-25 minuta.