Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Bakllava e shpejtë

Përbërësit:

2 vezë

2 të verdha të vezëve

100ml jogurt

50ml vaj misri

Edhe Çka ndodh me stresin kur hani arra? Lifestyle 15 o. më parë Çka ndodh me stresin kur hani arra?

Rreth 350gr miell

Niseshte

300gr arra

100gr kumbulla të thata

500gr sheqer

500ml ujë

Përgatitja:

Gatuajmë brumin, duke ia shtuar miellit fillimisht përbërësit e lëngshëm. Brumin e fituar e lëmë që të pushojë rreth 1 orë. Ndajmë pastaj brumin më 8 toptha dhe e lëmë sërish që të pushojë për edhe së paku 30 minuta. Brumin e pushuar pastaj e hollojmë në peta një nga një. Secilën petë e lyejmë me gjalpë, duke i vendosur njërën mbi tjetrën.

Edhe Nuhatja e çokollatës para ushtrimeve mund të përmirësojë performancën Lifestyle 2 j. më parë Nuhatja e çokollatës para ushtrimeve mund të përmirësojë performancën

Petën e fundit e mbulojmë me arra dhe kumbulla. Pastaj e rrotullojmë, duke ia dhënë formën e rollatës. I presim në trashësi prej rreth 1.5 centimetrash dhe secilën e vendosim në tepsi. Shtojmë sipër secilës gjalpin e mbetur.

Masa piqet për 10 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius, e pastaj temperatura ulet në 130 gradë Celsius dhe pjekja vazhdon edhe për një orë. Bakllavaja e pjekur dhe e ftohur përvëlohet me sherbet.