1 qepë
1 karota
1 kokë hudhër
6 degë selino
Vaj ulliri
Kripë/piper
½ luge çaj kurkumi
Përgatitja:
Zihen 4 skeletë të peshkut koc ose 1 koc komplet, me 1 litër ujë. Perimet e pastruara, priten në kubëza të vegjël dhe skuqen në pak vaj ulliri.
Pasi perimet të jenë zbutur pak, shtohet uji ku është zier peshku, duke e kulluar atë së pari.
Zierja vazhdon edhe 5 minuta të tjera dhe pastaj shtohet mishi i peshkut, i pastruar.
Në fund shtohen erëzat dhe majdanozi i grimcuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.