Te Linda

Tavë me kungullesha dhe patëllxhan

Përmbajtja:

• 2 kungullesha
• 2 patëllxhan
• 500 gr mish të bluar
• 1 qepë
• 3-4 thelpinj hudhër
• 300 ml salcë domatesh
• 50 gr bollgur
• Vaj ulliri
• Kripë/piper
• Rigon të tharë

1. Patëllxhanët dhe kungulleshat i presim horizontalisht me trashësi rreth 2-3mm, i skuqim nga dy anët në enë jo ngjitëse. 2. Marrim një enë dhe skuqim qepën dhe hudhrat e grimcuara, më pas shtojmë mishin e bluar. 3. Pasi të jenë gati shtojmë salcën e domateve, bollgurin dhe erëzat (kripën, piperin...). 4. Marrim tepsinë drejtkëndëshe me dimensione rreth 10x25cm (tepsi buke), e mbulojmë me letër për pjekje ose folie alumini. 5. Fundin e tepsisë e lyejmë me vaj, pastaj shtojmë një rend kungullesha, e mbulojmë me salcën e përgatitur dhe pastaj shtojmë një rend patëllxhan dhe përsëri mbulohet me salcë. 6. Në këtë mënyrë veprojmë derisa të shpenzohen perimet dhe salca. 7. Në fund e mbulojmë me folie alumini dhe piqet në 200 ̊C, rreth 20-25 minuta.