Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Ëmbëlsirë me limon dhe qershi

Përbërësit:

220gr gjalpë

200gr sheqer

1 pako sheqer vanilje

4 vezë

Edhe Ëmbëlsirë me shije portokalli Recetat e Lindës Ëmbëlsirë me shije portokalli

350gr miell

1 pako pluhur për pjekje

100gr kos i kulluar

150ml qumësht

2 lugë supe lëng limoni

Lëvorja e dy limonëve

Përbërësit për glazurën:

2 lugë supe lëng limoni

2 lugë supe krem qumështi Hopla

Edhe Ëmbëlsirë me dredhëza TE LINDA Ëmbëlsirë me dredhëza

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Tundim gjalpin me sheqer.

Shtojmë vezët një nga një.

Më pas shtojmë miellin bashkë me pluhurin për pjekje dhe pastaj edhe kosin e qumështin.

Në fund shtojmë lëngun dhe lëvoren e limonit.

Gjysmën e masës së fituar e vendosim në tepsi keku, të lyer mirë me gjalpë.

Në mes shtojmë qershitë ose vishnjat, pastaj pjesën e mbetur.

Edhe Ëmbëlsirë me fruta TE LINDA Ëmbëlsirë me fruta

Masa piqet në temperaturë 160 gradë Celsius, rreth 60 minuta.

Pasi të piqet dhe ftohet tërësisht, ëmbëlsira lyhet me kremin nga lëngu i limonit, përzier me krem qumështi dhe sheqer pluhur.