Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Pas tre vjetësh, Gjuka ndahet me Rahovecin

Egzon Gjuka

Një nga hendbollistët më të mirë të Kosovës, Egzon Gjuka, është larguar nga Rahoveci.

Gjuka largohet pas tre vitesh nga klubi i “vreshtarëve”.

Me Rahovecin ka fituar dy tituj dhe dy Superkupa të Kosovës.

“Pas tri viteve të mrekullueshme me klubin e hendbollit Rahoveci, erdhi koha që ky rrugëtim përfundoj”, ka shkruar fillimisht Gjuka në rrjetet sociale.

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit, Ardian Osa dhe Afrim Deliun “për besimin, mundësinë dhe bashkëpunimin”.

“Gjithashtu, falënderoj stafin e trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për kohën, përkushtimin dhe sukseset që arritëm së bashku”, është shprehur Gjuka.

Edhe Gjuka e Hetemi më të mirët e vitit në hendboll Sporte të tjera Gjuka e Hetemi më të mirët e vitit në hendboll

Gjuka u shpall hendbollisti më i mirë i vitit 2025 për herë të pestë rresht.

Ai është lojtar i rëndësishëm edhe te Kosova.