Një baner të veçantë kishin shfaqur tifozët e zjarrtë të Bosnjë-Hercegovinës, të njohur si “Fanaticos”, në ndeshjen e kaluar me Kosovën në hendboll, në arenën “Mejdan” në Tuzla.
Më 12 mars të vitit 2023, “Fanaticos” kishin shfaqur mesazhin “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së PAVARUR”.
Ky mesazh ishte përcjellë me reagime të shumta. Derisa në Kosovë vlerësimet ishin shumë pozitive, serbët e Bosnjë-Hercegovinës kishin reaguar duke e vlerësuar mesazhin skandaloz.
Për shkak të ndikimit të serbëve, Bosnjë-Hercegovina vazhdon të mos e njoh shtetin e Kosovës.
Edhe para udhëtimit të ri për për Tuzla, hendbollistët kosovarë është dashur të pajisen me viza për të hyrë në Bosnjë-Hercegovinë.
Ndeshja e radhës e hendbollit mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës zhvillohet të enjte nga ora 20:00, po në Tuzla.
Në përpjekjen e tretë, Kosova e kërkon suksesin në “Mejdan”
Udhëtimin e dytë për ndeshje kualifikuese, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e kishte bërë për në...-
“Pse nuk luajmë me Kosovën në futboll? Duhet të luajmë!”
-
Tifozët e Bosnjë-Hercegovinës në Prishtinë
-
Serbëve u pengon që boshnjakët duartrokitën pas himnit të Kosovës: Skandal
-
Kosova e shënon fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk avancon
-
Kosova mposhtet thellë në Tuzla, zbeh gjasat për avancim