Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Lëndimi i rëndë ndërpret ndeshjen në futbollin amerikan

Lëndimi i rëndë ndërpret ndeshjen në futbollin amerikan

Lojtarët e ligës elitare të futbollit amerikan, Detroit Lions dhe Atlanta Falcons, e kanë ndërprerë ndeshjen miqësore, si përgatitje për sezonin e ri.

Një lojtar i mbrojtjes ka pësuar lëndim shumë të rëndë.

Morris Norrisit i është dashur t’i jepet ndihma mjekësore për afro 20 minuta.

Megjithatë, ai është jashtë rrezikut për jetë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Dan Campbell.

“Norris merrte frymë, fliste dhe ishte në gjendje të lëvizte. Po bëhen teste të tjera mjekësore”, ka thënë trajneri i Lions, Campbell.

Skuadra Lions ishte duke fituar 17:10, kur kishin mbetur afro 15 minuta deri në fund të ndeshjes.

Edhe Gjyqtarja lëndohet në miqësoren ku pati përleshje Futboll Gjyqtarja lëndohet në miqësoren ku pati përleshje

Pas lëndimit të rëndë, disa prej lojtarëve janë parë edhe duke qarë. Pasi kishin mbetur vetëm afro 7 minuta lojë, u vendos që ndeshja të ndërpritej.]

VIDEO: