Të hënën kanë nisur garat në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj, “Bakuriani 2025”. Në këtë ngjarje olimpike kontinentale për të rinj, që po mbahet në Gjeorgji, po paraqitet edhe Kosova.
Kosovën e përfaqësojnë Andi Pupovci dhe Klara Sefaj, që garojnë në disiplinat e skijimit alpin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën garën e parë e zhvilloi Andi Pupovci, që u rendit i 64-ti në sllallom të madh. Ishte i fundit prej atyre që i përfunduan me sukses të dy lëshimet. Koha e Pupovcit ishte 2 minuta e 43 të qindëtat. I parafundit ishte greku Dimistrios Brempos me kohë prej 1 minutë, 56 sekonda e 92 të qindëtat.
Të artën e fitoi britaniku Freddy Carrick Smith me kohë prej 1 minutë, 37 sekonda e 71 të qindëtat.
13 skitarë nuk e përfunduan lëshimin e parë, e 14-të lëshimin e dytë. Një i diskualifikua, ndërsa gjithsej për garë ishin të paraqitur 92 skitarë të rinj.