Sporte të tjera

Klubet e volejbollit mësojnë kundërshtarët evropianë

Fer Volley

Dy klubet ferizajase të volejbollit, Ferizaj dhe Fer Volley, kanë mësuar të martën kundërshtarët për raundin e parë të CEV Challenge Cup.

Volejbollistët e Ferizajt do të përballen me klubin nga Qipro, Pafiakos Pafos.

Ndeshja e parë luhet në Qipro kurse ajo e kthimit në Ferizaj. Ndeshjet luhen në mesin e muajit nëntor.

Volejbollistët e Ferizajt e fituan titullin e kampionit për edicionin 2024/25.

Titullin e fituan edhe volejbollistet e Fer Volley. Ato në rundin e parë të Challenge Cup do të përballen me ekipin Volley Dudingen nga Zvicra.

Ndeshjen e parë e luajnë në Zvicër kurse të kthimit në Ferizaj. Ndeshja e parë luhet në fund të muajin tetor kurse e dyta në fillim të muajit nëntor.