Volejbollisti i talentuar kosovar, Erion Bajrami, ka bërë hap të madh në karrierë.
22-vjeçari nga Gjilani ka kaluar te Grizzlys Giesen, që garon në Bundesliga të Gjermanisë.
Bundesliga vlerësohet prej kampionateve të forta evropiane.
Bajrami pati paraqitje të mira në elitën bullgare me skuadrën Deya Spor.
“Jam shumë i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe mezi pres të jap maksimumin në këtë nivel”, ka thënë Bajrami pas takimit me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.
Federata e Volejbollit e Kosovës po ashtu e ka vlerësuar kalimin e Bajramit në Bundesligë.
“Ky hap konfirmon rritjen e vazhdueshme të volejbollistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe potencialin e tyre për të konkurruar në nivelet më të larta të volejbollit evropian”, shkruan FVK.