Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Futsall, Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2026”

Futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e sallës do të ketë kundërshtarë të vështirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026.

Në shortin e tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës, Kosova është vendosur në Grupin 10, në të cilën janë edhe Franca, Gjeorgjia dhe Bullgaria.

Këto ndeshje do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa do të zhvillohen nga data 9 dhjetor deri më 16 prill të vitit të ardhshëm.

Vendet e para nga 10-të grupet avancojnë në finalet e “Euro 2026”, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendeve të dyta do të tentojnë kalimin tutje nëpërmjet plejofit.

Ndeshjet e plejofit luhen prej 15 deri më 24 shtator të vitit 2025.

Organizatore e Evropianit të vitit 2026 në futsall do të jenë Letonia dhe Lituania.

Evropiani nis më 18 janar, ndërsa përfundon më 8 shkurt.

Edhe Futsall, Kosova të premten nis kualifikimet për “Euro 2026” Futboll Futsall, Kosova të premten nis kualifikimet për “Euro 2026”

Kosova në futsall udhëhiqet nga selektori Agon Ramadani, dhe rezultatet kanë qenë pozitive.

Kosova për herën e parë që nga anëtarësimi në UEFA, do t’i fillojë kualifikimet nga “Main Round”.

Në Grupin 6, Shqipëria do të ballafaqohet me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.