Ngasësi i skuderisë së Mercedesit, Kimi Antonelli, e ka fituar garën e katërt rresht në Formula 1.
Antonelli të dielën në mbrëmje e fitoi edhe garën Grand Prix të Kanadasë.
Tinejxheri italian mori duartrokitje nga ekipi për shkak të këtij triumfi.
Lewis Hamilton përfundoi i dyti, ndërsa Max Verstappen e zuri vendin e tretë. Charles Leclerc e mbylli garën i katërti, kurse Isack Hadjar, i pesti.