Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Istogaset në fundjavë i luajtën dy ndeshje në Portugali me skuadrën Madeira.
Të shtunën skuadra kosovare pësoi me rezultat 40:17, ndërsa të dielën me rezultat 34:20. Kështu me rezultatin e përgjithshëm 74:37, Madeira ka avancuar tutje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIstogu ishte ekipi i vetëm kosovar që avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale.
Por para udhëtimit për në Portugali, skuadra e hendbollisteve u përball me telashe të shumta. Ndër të tjera disa lojtare të huaja të Istogut nuk u pajisën me viza për hyrje në Portugali.