Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Dy motoçiklistë humbin jetën në aksident gjatë garës në Britani

Motoçiklistët Owen Jenner dhe Shane Richardson qe humben jeten gjate gares me 5 maj

Motoçiklistët Owen Jenner dhe Shane Richardson kanë humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti në garën e sotme të British Superbike në “Oulton Park”, raporton “The Sun”. 

Jenner 21-vjeçar dhe Richardson 29-vjeçar u përfshinë në incidentin e tmerrshëm, ku u rrëzuan 11 garues. 

Në deklaratë zyrtare, “MotorSport Vision Racing” (MVR), konfirmoi lajmin për vdekjen e motoçiklistëve. 

“Ky aksident katastrofal rezultoi tragjikisht me lëndime fatale të dy garuesve, dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda”, tha MVR. 

Për Jennerin u tha se mori lëndime të rënda të kokës, si pasojë e të cilave vdiq në qendër mjekësore. Ndërsa për Richardsonin u tha se mori lëndime të rënda në gjoks dhe vdiq me të arritur në Spitalin në Stoke. 

Edhe Motoçiklisti zviceran vdiq gjatë incidentit në kualifikime Sporte të tjera Motoçiklisti zviceran vdiq gjatë incidentit në kualifikime

Motoçiklisti Tom Tunstall mori lëndime serioze në këtë rrëzim. 

Gara u ndërpre.