Sporte të tjera

Burgim i përjetshëm për vëllain e Besar Nimanit, 5 vjet burgim për motrën

Berat Nimani

Vëllai i boksierit të ndjerë Besar Nimani, Berati është dënuar me burgim të përjetshëm të enjten nga një gjykatë në Bielefeld për tentim vrasjeje dhe sulm të rëndë. Ai kishte qëlluar mbi anëtarët e familjes së vrasësit të vëllait të tij, raporton “WDR.de”.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vjet burgim për Besar Nimani. Por, vendimi i gjykatës e tejkaloi atë. Motra e Besarit, Azize Nimani u dënua me 5 vjet burgim. U shpall fajtore për tentim vrasja. 

Shumë anëtarë të familjes Nimani ishin të pranishëm në sallën e gjyqit në pritje të vendimit, përfshirë nënën e tyre dhe disa motra. E shprehën qartë pakënaqësinë, ndërsa nëna shpërtheu në lot ndërsa u largua nga salla e gjyqit. 

Për vite me radhë është thënë se kishte konflikt mes familjeve. Nuk është konstatuar shkaku, por "WDR" thotë se dyshohet se ishte për drogë. Por, situata kishte përshkallëzuar më 9 mars të vitit 2024, kur Nimani ishte qëlluar për vdekje ndërsa po dilte nga një restorant. 

Në prill të këtij viti Huseyin A. (34) u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa i dyshuari i dytë Aymand Dawoud Kirit, vazhdon të jetë në arrati. 

Në shkurt të këtij viti, para gjykatës, ishin plagosur tre anëtarë të familjes së Huseyinit. Berat Nimani dhe Azize Nimani u shpallën në kërkim. Ata u dorëzuan më pas.

Dita e fundit e gjyqit filloi me vonesa. Marrja e provave në fakt kishte përfunduar shumë kohë më parë, por avokatët mbrojtës të Berat Nimanit paraqitën tri mocione tjera. Qëllimi ishte të hiqej akuza për vrasje dhe një dënim me burgim të përjetshëm. Ata deshën të dëshmonin, përmes dëshmitarëve shtesë, se Berat Nimani e kishte perceptuar prej kohësh se jeta e tij ishte në rrezik.
Por, pas diskutimeve të gjata, gjyqtarët hodhën poshtë mocionet.