Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëshohet urdhërarrest për vëllain e Besar Nimanit, po dyshohet për plagosjen e 4 personave

Policia ne Bielefeld

Gjykata e Qarkut në Bielefeld ka lëshuar urdhërarrest për vëllain e boksierit të ndjerë Besar Nimani, për tentim vrasje, raporton "Bild". 

Vëllai i Nimanit po shihet si i dyshuari kryesor për plagosjen e katër personave të mërkurën para Gjykatës së Qarkut në Bielefeld. Sulmi me armë u bë pas seancës gjyqësor ku Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Besar Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Akkurt është një nga dy personat që dyshohen se e vranë Nimanin me 16 plumba në Bielefeld të Gjermanisë vitin e kaluar. Akkurt u arrestua në qershor në Bruksel. 

Në mesin e katër të plagosurve të mërkurën, ishin edhe babai dhe vëllai i Akkurtit. Një person raportohet se është në gjendje të rëndë. 

“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Bielefeld lëshoi një urdhërarrest ndaj këtij personi për katër akuza për tentim vrasje, që përfunduan me lëndime të rënda trupore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Bielefeldit. 

Në ditën e parë të seancës gjyqësore, Berat Nimani kishte thënë për “Bild” se një nga vrasësit e Besarit është ende i lirë dhe se që nga vdekja e Besarit kanë jetuar me frikë të vazhdueshme. 

Avokati i Nimanit, Peter Wuller, ka thënë se klienti i tij insiston në pafajësi dhe do të dorëzohet në ditët në vijim. 

Edhe Dorëzohet në polici edhe motra e Besar Nimanit Kronikë Dorëzohet në polici edhe motra e Besar Nimanit

“Kam pasur disa kontakte me z. Nimani menjëherë pas aktit shumë gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja. E gjithë situata është shumë konfuze. Pasi ta kem marrë një pasqyrë të plotë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici e do të dorëzohet”, tha Wuller. “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe thotë se nuk kishte asnjë lidhje me të shtënat para gjykatës së qarkut”.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë Berat Nimanin dhe motrën e tij në një makinë të zezë që u largua nga vendi i ngjarjes. Pjesëmarrësit në gjyq po ashtu vunë re se të dy u larguan para kohe nga salla e gjyqit. 

Lexo përditësimet tjera
policia gjermane

Policia gjermane lëshon komunikatën e tretë pas të shtënave në Bielefeld

Në natën mes të mërkurës e të enjtes, policia gjermane ka lëshuar komunikatën e radhës, të...