Barcelona ka mbajtur takim me përfaqësues të sulmuesit Ousmane Dembele për ngjarjet e fundit për shkaqe disiplinore, raporton “El Mundo Deportivo”.
Të mërkurën, gazeta katalane ka shkruar për takimin e klubit me menaxherin e futbollistit 21-vjeçar, transmeton KTV.
Francezi është bërë problem për klubin, pavarësisht se ai ka talent dhe aftësi të mëdha në lojën e futbollit.
Është thënë, po ashtu, se Barcelona nuk dëshiron që ta shesë Demebelen, por së fundmi ka nisur ta humbë durimin për shkak të disa problemeve disiplinore.