Ousmane Dembele nuk ka gjetur ende marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.
Sipas “Mundo Deportivo”, të premten, sulmuesi i krahut nuk po pajtohet me kushtet e ofruara dhe bisedimet mes palëve do të vazhdojnë deri në fund të sezonit.
Francezi u ka bërë të qartë krerëve të klubit se nuk do ta rinovojë kontratën në rast se nuk i plotësohen kërkesat.
Në anë tjetër, krerët e Barçës po tentojnë ta bindin lojtarin të mbetet në “Camp Nou”.
Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon në qershor të këtij viti dhe ai mund të largohet si futbollist i lirë.
Për shërbimet e tij interesim të vazhdueshëm ka shprehur Paris Saint-Germaini.
Artikuj të ngjashëm