Kampionati francez përfundoi me PSG-në që triumfoi, por edhe ky sezon është konsideruar dështim për shkak të eliminimit të shpejtë në Champions League, pa harruar dështimin në kupat e Francës.
Megjithatë, drejtuesit e PSG janë menduar gjatë dhe kanë vendosur të mos bëjnë revolucion, transmeton kp.
Trajneri Thomas Tuchel, i cili ishte nën presion të madh dhe mendohej se do të largohej është konfirmuar në drejtim dhe sot ka firmosur kontratë të re që mban atë në Parkun e Princave deri më 2021.
Club announcement - @TTuchelofficial
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) 25. maj 2019
? https://t.co/rXl5WrOmah pic.twitter.com/wsf3HTGunn