Thomas Tuchel pritet të qëndrojë te Paris Saint-Germain.
Pavarësisht dështimit në Champions League, trajnerit gjerman i është ofruar besim i plotë nga bordi i klubit.
46-vjeçari i ka kontratë me parisienët deri në vitin 2020 dhe pritet ta vazhdojë atë edhe për një vit.
Nën udhëheqjen e Tuchelit, PSG-ja prin në kampionatin francez me 74 pikë 17 pikë më shumë se përcjellësi i dytë Lille.