Feronikeli ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Trim Krasniqi, i cili është zhvilluar si futbollist në Gjermani.
“Prishtinasi Trim Krasniqi, që është zhvilluar si futbollist në Gjermani, së fundi pjesë e ekipit ‘RW Essen’, është futbollisti më i ri i skuadrës tonë. Krasniqi, është 19-të, vjeçar dhe pritet të jetë një lojtar i së ardhmes në sulmin e Feronikelit”, thuhet në postimin e Feronikelit.
Babai i Trimit, Dashnim Krasniqi ka thënë për Koha.net se, “arsyeja e transferimit të Trimit te Feronikeli për një vit, përveç kontributit për futbollin, është që ai të mësojë edhe gjuhën dhe kulturën e vendit”.