Futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Prins Tjiueza, është larguar nga Superliga e Kosovës.
Tjiueza karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Afrikës së Jugut, te skuadra Cape Town FC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin të premten për KOHËN e ka konfirmuar presidenti i Lirisë së Prizrenit, Rahman Kiçe, ndërsa Liria do të ketë përqindje në kartonin e tij.
Cape Town është në pozitën e dytë në tabelë me 29 pikë, aq sa ka edhe Supersport Utd.
Tjiueza me sukses po paraqitet në Kupën e Afrikës me Namibinë. Pjesë e Namibisë në Bregun e Fildishtë është edhe Aprocius Petrus, futbollisti tjetër i Lirisë.