Real Madridi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e sulmuesit Mariano Diaz.
Sipas mediave spanjolle për shërbimet e tij Reali ka paguar 33 milionë euro, plus 3 milionë të tjera bonuse, transmeton Koha.net.
“Real Madridi dhe Lyoni kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Mariano, që ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në konfirmimin e Realit, që shton se ai do të prezantohet më 31 gusht.
Comunicado Oficial: Mariano.https://t.co/WXu2kpy5r6#WelcomeMariano | #HalaMadrid pic.twitter.com/KnOp3NaAcu
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 29, 2018