Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Piateku bashkohet me Herthan

Hertha ka konfirmuar transferimin e sulmuesit polak, Krzysztof Piatek nga Milani.

Raportohet se për shërbimet e tij Hertha ka paguar 27 milionë euro, transmeton Koha.net.

Te klubi gjerman Piatek ka marrë numrin shtatë.

Klubi është shprehur shumë i lumtur për transferimin e tij, dhe është i bindur se Piatek do të ndihmojë shumë skuadrën për të arritur objektivat.