Klubi i Partizanit të Shqipërisë ka zyrtarizuar trasferimin e Lukas Ferreira Kardosos tek skuadra e Dritës.
Sulmuesi 25 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve të Shqipërisë në janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita.
Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Kardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 - 2020.