Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita zyrtarizon Bardhokun

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita ka prezantuar të martën përforcimin më të ri. Mbrojtësi Tun Bardhoku, i cili ishte pjesë e Prishtinës, është transferuar te skuadra e Dritës.

Ai me Dritën, ka firmosur kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, dhe të klubi gjilanas po e shohin si zëvendësim të duhur për Arago Jamalin, që tashmë është larguar nga ekipi.

“Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbajxhan. Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos. Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë. Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e Dritës.