Skuadra e Ballkanit ka transferuar një sulmues brazilian në radhët e veta.
Të enjten në mbrëmje, Ballkani njoftoi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, se e ka angazhuar sulmuesin Lucas Cardoso.
Sipas suharekasve, braziliani ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.
“Në të shkuarën, Cardoso ka luajtur me ekipe si FC Drita, FK Partizani, Besa e Kavajës dhe së fundmi ishte pjesë e Qyzljarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me ngjyrat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Cardoso në edicionin e fundit në Premier Leaguen e Kazakistanit, ka shënuar dy gola dhe pati dy asistime në 10-të ndeshje në total.