Sulmuesi nga Senegali, Mamadou Danfa është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit. Kampioni i Kosovës e ka prezantuar të premten 22-vjeçarin, por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Danfa i është bashkuar Ballkanit nga skuadra e Shkupit, pjesë e të cilës ishte prej fillimit të vitit të shkuar.
Danfa edicionin e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka bërë po aq asistime për Shkupin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Ukrainë e Senegal.
Ai bëhet lojtari i dytë që i bashkohet Ballkanit brenda një periudhe të shkurtër nga Shkupi. Para tij, te Ballkani u transferua edhe algjeriani Walid Hamidi, që shënoi mbrëmë në fitoren historike ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës.