Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një senegalez për sulmin e Ballkanit

Ballkani ka angazhuar edhe një lojtar në afatim kalimtar të janarit.

Të martën, kampioni i Kosovës në futboll ka prezantuar sulmuesin nga Senegali, Pape Oumar Cisse.

Ai është 21-vjeçar, ndërsa Ballkani e ka paraqitur “si armë shtesë të kampionëve drejt objektivave në vazhdimësinë e garave”.

Cisse së fundi ishte në Maqedoni të Veriut te skuadra Brera. Ballkanit i bashkohet si lojtar i lirë.

Më herët karrierë ka bërë në nivele jo të larta të Italisë.

Artikuj të ngjashëm