Real Madridi ka zyrtarizuar Julen Lopeteguin si trajner të ri të klubit.
Spanjolli do të marrë drejtimin e klubit mbretëror pas përfundimit të Kampionatit Botëror pasi tani është përzgjedhës i Spanjës.
Ai ka nënshkruar kontratë për tre sezonet e ardhshme të klubit dhe do të jetë pasardhës i të larguarit Zinedine Zidane.