Liverpooli ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Andy Robertson nga Hull City.
Skocezi nënshkroi kontratë afatgjate me kubin nga Anfield Road sot, pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, transmeton Koha.net.
23 vjeçari për këtë transferim ka thënë se, “është paksa sureale. Jam shumë i kënaqur, ka pasur shumë spekulime në javët e fundit, por jam i lumtur që marrëveshja më në fund u finalizua dhe jam lojtar i Liverpoolit”.
Welcome to Liverpool, Andy! ?
— Liverpool FC (@LFC) July 21, 2017
✍ https://t.co/v44wzVwSJq pic.twitter.com/edKuVscoco