Kevin Stewart është larguar nga Liverpooli për t’u bashkuar me Hull Cityn, transmeton Koha.net.
Këtë transferim e ka konfirmuar Hull City përmes faqes zyrtare të klubit, duke thënë se ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
“Marrëveshja është arritur. Jemi të kënaqur t’iu konfirmojmë transferimin e Kevin Stewartit nga Liverpooli në marrëveshje tre vjeçare”, thuhet në konfirmimin e klubit.
? | Done Deal! We are delighted to confirm the signing of Kevin Stewart from @LFC on a three-year deal #WelcomeKevin pic.twitter.com/FdGHVoYvex
— Hull City (@HullCity) July 21, 2017